Një padi e çuditshme ka mbërritur ditën e sotme në Policinë e Tiranës, ku shtetasi i quajtur Skënder Hasmeta ka denoncuar fqinjin e tij Dilaver Muçopata se i pështyn makinën, pasi mendon se është i infektuar me koronavirus.
Në fakt këto dy familje kanë një historik të gjatë të zënkave dhe nuk janë të panjohura për organet policore.
Dokumenti i padisë ështe firmosur edhe nga oficeri i Policisë Gjyqësore, ndërkohë që paditësi nuk ka deklaruar ushtrim kan osjeje apo vepra të tjera të ngjashme nga fqinji i tij.
Policia bën me dije se ata janë prej 20 vitesh në kon flikt, por gjykata herë pas here e ka pushuar çështjen e tyre.