Dyshohen si të përfshirë në grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, zbardhen EMRAT e 63 shqiptarëve…

Shpërndaje

SPAK ka lëshuar 83 masa sigurie pas një hetimi 2 vjeçar, i cili ka goditur një grup kriminal të shtrirë në disa shtete të Europës, pjesë e të cilin ishin edhe shumë shqiptarë.

Mësohet se grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitetin në Itali, Spanjë e Holandë. Hetimi ka nisur që në vitin 2019. Droga, kokaina, heroina e kanabisi, kryesisht sigurohej apo trafikohej në këto vende. Prokurorët e këtyre vendeve janë përfshirë në hetime.

Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar listën me 63 shqiptarë, të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Kledjon Muçollari; Ervis Vangjeli; Eljon Laçi; Kristian Ibrahimaj; Alban Mahilaj; Klaudio Sulejmani; Besmir Selamaj; Gabriela Avduli; Françesko Doda; Altin Ymeraj; Erdando Mara; Elsit Vera; Dritan Begaj; Mark Lisi; Ergys Leka; Fatmir Gjeci; Astrit Dedaj; Syrja Kapaj; Mark Malocaj; Alket Muça; Xhulio Kastrati; Elvis Kuçi; Klisman Çepele; Elton Kullolli; Pajtim Kullolli; Ergi Tomorri; Manuel Mone; Alban Ramadani; Gjon Ndreu; Simon Myftari; Blerim Myftari; Lorenco Malaj; Mabjram Malaj; Ani Muçi; Spiro Petro; Emiljano Balla; Hektor Turcu; Armand Meço; Fael Xhelili; Renato Qevani; Emirjan Hoxha; Fabjan Drini; Daniel Elezi; Ferdi Ndrejaj; Gjergj Ndrejaj; Amarildo Alla; Emiljano Alla; Enea Abedini; Qamil Abedini; Endrit Çoku; Ervin Myftaraj; Indrit Kolgjokaj; Eraldo Kolgjokaj; Marcello Gjaci; Riniol Tasi; Prelë Kolnikaj; Arbri Xherahu; Lazer Pervataj; Vahit Luca; Amarildo Mustafai; Kristjana Kolnikaj; Elis Meco; Endri Sercan.

“Është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Pa një bashkëpunim të drejtpërdrejtë nuk mund të luftohet. Përveç përmbylljes së hetimeve janë evidentuar dhe dokumentuar vepra kriminale e 4 grupeve të shtrirë në gjithë Europën. Janë duke u hetuar edhe pasuritë e personave përkatës”, tha prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Sipas prokurorit Mara, janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare, 30 shoqëri tregtare dhe 118 pasuri të paluajtshme.

Shpërndaje