Disa ndryshime në Ligjin “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit, dyfishojnë gjobat për subjektet që kryejnë shkelje, por cc;është më e rëndësishmja I japin udhë krijimit të Komisionit Disiplinor, një organ ad-hoc që do pranojë, hetojë e procedojë shkeljet në këtë sector. Komisioni disiplinor do jetë pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që anëtarët e tij do të kenë mandate 5 vjeçare.
Propozimin për fillimin e procedures disiplinore do mund ta paraqesë zhvilluesi, inspektorati vendor ose kombëtar, kryetari i bashkisë, në rastet kur ndërtimi është kryer në territorin e bashkisë, çdo autoritet publik që mbikëqyr veprimtarinë e ndërtimit ose çdo person fizik ose juridik.
Për shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e profesionit dhe veprimtarinë e projektuesit, zbatuesit, mbikëqyrësit, drejtuesit teknik dhe kolaudatorit u jepen masat disiplinore të mëposhtme: a) paralajmërim me shkrim; b) vërejtje me paralajmërim për heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit; c) urdhërimin e subjektit për të kryer trajnim
shtesë, përfshirë trajnim në etikë profesionale dhe/ose trajnim në një fushë të veçantë të veprimtarisë profesionale; ç) pezullim nga detyra për një periudhë nga një deri në pesë vjet; d) heqje përfundimtare e licencës për ushtrimin e profesionit.
Paralelisht Këshilli I Ministrave ka rritur ndjeshëm edhe penalitetet për subjektet që shkelin këtë ligj. Shkeljet e neneve 4, 5, 6, 7 e 8 të ëtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me denim kryesor me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) deri në 3.000.000 (tre milionë) lekë.”, ndërkohë që aktualisht dënohen me gjobë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë.
Lorenc Rabeta / SCAN