Tre makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Shkodër.
Policia, në një njoftim për media bën me dije se në orën 03:25 ka rënë zjarr në lagjen “Ndoc Mazi”, ku si pasojë janë djegur plotësisht dy automjete, që ishin në pronësi të dy vëllezërve, Antonio dhe Kleidi Doçina, 20 dhe 22 vjeç.
Ndërkohë që është djegur pjesërisht edhe makina e një 40 vjeçari që ishte parkuar pranë.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.