Dy persona raportohet se janë plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër nga të shtënat me armë zjarri.
Ata janë paraqitur në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fermentim”, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.
Policia e Shkodrës dhe FNSH kanë rrethuar zonën.