Tiranë- Mëngjesin e sotëm, në orën 09:00, Këshilli i Ministrave do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme për përhapjen e koronavirusit. Mësohet se ministrat përgjegjës do të raportojnë për masat kundër virusit vdekjeprurës para kryeministrit, Edi Rama. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do merret sot, pasi në orët e fundit dy persona kanë rezultuar në infektuar me koronavirus në vendin tonë.
Ditët e fundit opozita ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës. Po ashtu, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të merren masa për koronavirusin.
Shëndohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se personat e infektuar janë babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët erdhën nga Fierence drejt Tiranës, me makinë personale nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.