Dy të infektuar me koronavirus, 28-vjeçari erdhi në Shqipëri nga Muriqani

Shpërndaje

Shqipëria konfirmoi të hënën dy rastet e para të infektuar me kronavirus. Ata janë babë e bir nga Tirana.

Ka qenë i biri, një 28-vjeçar me inicialet P.K, ai që ka ardhur nga Italia më 26 shkurt nëpërmjet Pikës Doganore të Muriqanit, duke infektuar më pas dhe të atin e tij.

Ndërkohë, pas konfirmimit pozitiv me koronavirus, atë e bir janë shtruar te spitali infektiv ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë familjarëve të tyre u janë marrë mostrat për të kryer analizat nëse ata rezultojnë me koronavirus.

Shpërndaje