Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Policia Rrugore arrestoi shtetasin Gj. N., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
DVKM Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Selcë, pasi u kap duke transportuar një sasi drush për zjarr, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Komisariati i Policisë Shkodër:
-ndaloi shtetasin në kërkim E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 1 vit burgim, për vjedhje të energjisë elektrike;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 51 vjeç, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 70-vjeçar;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në fshatin Jubicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 41-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.