Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme 6 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin.
Nga këto dy raste janë shënuar vetëm në Shkodër. Mësohet se dy rastet e reja janë familjarë të të infektuarit të një dite më parë.
Rasti i djeshëm dyshohet të jetë infektuar nga fqinjët e tij të cilët kishin rezultuar pozitivë disa ditë më parë.
Dy të konfirmuarit e sotëm nuk kishin shfaqur simptoma por tamponi i tyre doli pozitiv.
Mësohet se nga rastet aktive në Shkodër, 7 raste janë me simptoma, 2 në spital dhe të tjerët janë asimptomatik.