Dy orë në SPAK, deputeti socialist, Agron Çela flet për mediat: Isha për punët e mia! Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA…

Shpërndaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas rreth dy orësh. Duke dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat, Çela tha se nuk kishte dijeni për dosjen CEZ-DIA.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

Mësohet gjithashtu se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje.

Shpërndaje