
FSHF ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 34-t të “Abissnet Superiore”, sipas vlerësimeve të trajnerëve të ekipeve kombëtare. Dy lojtarë të Vllaznisë, Klinti Qato dhe Erdenis Gurishta, janë përzgjedhur mes më të mirëve për paraqitjet e tyre të shkëlqyera.
Ndërkohë, trajneri i skuadrës shkodrane, Thomas Brdariç, është shpallur trajneri më i mirë i javës, duke konfirmuar momentin pozitiv të kuqebluve në kampionat.


