Dy fitore, vendi i parë dhe premio 5 milionë lekë, Vllaznia një sinjal për Shkodrën…

Shpërndaje

Në verë, në Shkodër nisi një revolucion, që në drejtim, por edhe në organizim. Kishte skeptikë, por edhe lëvizje në staf e skuadër. U larguan disa lojtarë nga ata që kanë mbajtur peshë në dekadën e fundit, por u bënë afrime, disa nuk bindën, kurse shumë emra lojtarësh me “CV” nga jashtë veshën fanelën kuqeblu.

Trajner një emër që ka spikatur si lojtar, natyrisht që nuk do të thotë që të kesh qenë lojtar i madh, mund të jesh i tillë si trajner. Por, shkolla kroate e futbollit duket se ka filluar që në Shkodër të ndihet. Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Tomas Brdariç, duket fjalpak e punëshumë.

Rezultatet duket se po vijnë, në dy javët e para, ndonëse Apolonia nuk është barometër, Vllaznia në Korçë duket se e ka bërë rrugë fitoren. Gjashtë pikë, një skuadër në rritje dhe vendi i parë me pikët e plota, duke sfiduar edhe shumë skuadra të elitës. Ndërkohë që sponsori Xhaferi premtoi 5 milionë të vjetra premio për fitoren dhe skuadra duket se e bëri detyrën…

Deri më tani shkodranët janë në rrugë të mbarë, ndërsa në Shkodër shkallët e “Loro Boriçit” nëse nuk do të ishte pandemia, sot nuk do të gjeje një vend të uleshe. Kjo Vllaznia po jep një sinjal për Shkodrën. Gjashtë pikë në dy javët e para, në vitet e fundit ishin harruar edhe nga tifozi më I thjeshtë…

Kjo Vllazni po jep një sinjal edhe për Shkodrën, djepin e futbollit…edhe pse mbetet për t’u parë vazhdimësia, koha do ta tregojë, por fillimi është i mbarë!

E.Saliu/Vipsport.al/

Shpërndaje