Mbytet një tjetër person në plazhin e Durrësit.
Pasditen e sotme (7 korrik) një 60-vjeçare është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.
“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ky është personi i pestë që mbytet në det në vendin tonë pas hapjes së sezonit të plazhit.