Siç njoftojnë mediat malazeze, zëdhënësi i Komunës së Tuzit apo ndryshe këshilltari i lartë për marrëdhënie me opinion, mr Kristjan Dukaj, i njohur për mediat si analist politik, ka paditur kryetarin e kësaj komune, Nik Gjeloshaj, për bullizëm në vend të punës. Rikujtomë që Dukaj në këtë vend pune ishte nga maji i vitit 2019, pasi shqiptarët fituan me datën 3 mars në zgjedhjet lokale në Tuz. Sipas mediave, gjyqi fillon me datën 10. Mars.
“Pas shterimit të të gjithë mekanizmave të mundshëm për mbrojtje të bullizmit afatgjata në punë, unë ngrita një padi në gjykatën kompetente në Podgoricë më 19 tetor 2020, sepse situata ime u bë gjithnjë e më e vështirë ku përballesha me sindromën e tryezës së zbrazët çdo ditë, duke mos marrë detyra pune për një periudhë të gjatë, duke filluar nga 8 maj 2020, shprehet Dukaj.
“Nëse i shtoj kësaj ngjarjet e 8 majit 2020, domethënë, me ardhjen e kryetarit N. Geloshaj në zyrën time ku kam punuar punën e përditshme të Këshilltarit të Lartë për marrëdhënieve me Publikun dhe më urdhëroi të largohesha nga zyra pa ndonjë sqarim.
Unë me këmbëngulje iu drejtova kryetarit N. Gjeloshaj me shkrim duke kërkuar një shpjegim për këtë qëndrim ndaj meje, por kurrë nuk kam marrë ndonjë përgjigje.
Bullizmi në kontinuitet ne vend të punës duke filluar nga 8 maj 2020, shkaktoi një numër problemesh shëndetësore tek unë nga situata stresuese me të cilën ballafaqohesha çdo ditë. Përballë pasojave të rënda të mobingut, u drejtova të gjitha instancave të mundshme për këtë lloj mosmarrëveshje, duke kërkuar një rrugëdalje i vetëdijshëm për pasojat e mundshme, kryesisht për shëndetin tim, të cilat nuk do t’i dëshiroja askujt.
Unë besoj në institucionet e sistemit dhe pres një rezultat të drejtë të të gjithë procesit. Besoj se në këtë mënyrë do të kontribuoj në faktin që situata të ngjashme mos ti ndodhin asnjë punonjësi, sepse askush nuk është në gjendje të imagjinojë pasojat e rënda të izolimit në punë, sindromin e tryezës së zbrazët, përpjekjet për të nënçmuar dinjitetin njerëzor dhe profesional nga eprorët, bullizëm në kontinuitet” u shpreh Dukaj për mediata malazeze.