Dukagjini, pol zhvillimi i turizmit/ Kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet në këtë kantier…

Kryetari i Bashkisë deklaroi se ky investim do të kthejë këtë zonë në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit duke i dhënë një dimension tjetër edhe zhvillimit ekonomik të zonës.
Shpërndaje

Rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër , po merr formë çdo ditë e më tepër. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë, duke u takuar me drejtues të firmës që po kryejnë punimet,  por edhe punonjësit të cilët i konsideron si heronj të këtij investimi që po kryhet.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se ky investim do të kthejë këtë zonë në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit duke i dhënë një dimension tjetër edhe zhvillimit ekonomik të zonës.

Për inxhinierin, i cili po ndjek punimet, ai tregon se është kryer thuajse 90 % e punimeve në segmentet e vështira të lotit të parë të segmentit prej 17 km.

Për banorët e kësaj zone, të cilët jo pak herë kanë ngritur zërin që kjo rrugë të bëhet, nisja e punimeve dhe ecuria e tyre është një rikthim shprese për banorët e kësaj zone

17 km është loti i parë i kësaj rruge që po ndërtohet me zgjerimin e rrugës. Kjo rrugë konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturë  jo vetëm për zonën e Dukagjinit, por për të gjithë bashkinë Shkodër.

Shpërndaje