Duhet t’ju kujtohet ky emër: Halil Gelqerja…

Shpërndaje

Katërmbëdhjetë vjetë më parë në moshën 35 vjeçare mundësi i talentuar shkodran Halil Gëlqerja, do t’i thoshte rinisë së tij, lamtumirë. Një vdekje aksidentale që zhyti jo vetëm jetën e Halilit por edhe të bashkëshortes së tij shtatzënë. E kujtojmë ceremoninë dhe respektin që i bëri Shkodra këtij djaloshi trup lidhur, i bindur për sportin e mundjes, shumë fisnik, por në të njëjtën kohë dhe me shumë karakter dhe i “pakorrigjuar” ndaj padrejtësive, vlerësimit dhe frymës jo miqësore në sport.

I sert, ndoshta për ato që sportin e drejtonin nga zyrat e Komitetit Partisë, por në tapet një djalosh me tipare burrërore për moshën, që të afronte respektin dhe miqësinë pamvarësisht nga emri i kundërshtarit.

Karrierë e shkurtër sportive, por megjithatë një prezantim prej një mundësi më shumë cilësi të larta si teknike e fizike, cilësi këto që krijojnë figurën e një sportisti që do të bënte emër në mundjen klasike.

Në Shkodër disa herë na kanë ngacmuar shokët e tij të lagjes Rus, për të shkruar për Halilin, por mungesa e një fotografie për ta bërë të gjallë portretin e tij e ka shtyrë një botim të tillë. Por motrat e Halilit që ruanin një kujtim, ndoshta të vetmin nga i vëllai, na dhuruan, duke patur edhe atë dëshirën për ta parë vëllaun e tyre në faqet e “Sportit Shqiptar”.

Dhe tani në 14 vjetorin e vdekjes së tij, kur në vitet e diktaturës komuniste, as që bëhej fjalë për një ceremoni mortore të një sportisti të internuar në malësitë e Pukës, tani në vitet e Demokracisë një përkujtim i tillë është më se i ligjshëm. Halili u rrit në lagjen Rus (Partizani) në një familje të varfër punëtore, babai i vdiq herët dhe Halili (me 2 motrat Nurija e Sadetja) u rritën me mjaft sakrifica nga nanë Cakja.

Lagja Rus e shquar në talenta sportivë, ka patur shumë sportista në shumë sporte, që në kampionatin e parë të mundjes klasike të rinj të zhvilluar në Shkodër në vitin 1961 e për shumë vite me rradhë ekipi i mundjes së të rinjve e ka patur në Rus. Rreth 70% e ekipit përbëhej nga rusjanë, duke filluar me Hysen Omin, Shemsi Kruja, Ali Murrizi, Mul Zmijani, Bajram Agovi, Musa Jonuzi, Bajram Halluni, Mehdi Gerçari, Shefqet Guri, Ali Guri, Xhelal Uruçi etj.

Në vitin 1966 pranë ekipit të të rinjve afrohet dhe Halili dhe merr drejtimin e trajnerit të palodhur Sul Rama fillon stërvitjen dhe qysh në fillim tregohet shumë i pasionuar pas tapetit, stërvitet më shumë dëshirë, shumë shpejt dallohet në mes të shokëve të tjerë dhe me të drejtë Sula thotë se kam zbulue një kampion të ardhshëm, falë fizikut të tij shumë të rregullt, një djalë i gjatë i lidhur mirë, shpatullgjanë, me krahë të gjatë, me një vullnet të jashtzakonshëm dhe me një shpirt të lartë gare, duke ndigjue çdo këshillë të trajnerëve. Shumë i sjellshëm dhe i dashur me shokët (ku e thërrisnin Garunja) dhe shpejt erdhi gara e parë për të në dt.5-9 korrik 1967 në Korçë zhvillohet kampionati kombëtar për të rinj, Halili konkuron në peshën e (6) zhvillon ndeshje të bukura e me nivel fiton ndeshje pas ndeshjes 5 dhe del në finale ku mundet me pikë, duke dalë i dyti (nënkampion). Në atë kohë ekipi ka një brez të talentuar ku spikasin Naim Pepa, Besim Pirani, Xhelal Uruçi, Eljaz Guri etj.

Gjatë kohës së shërbimit ushtarak grumbullohet e stërvitet pranë klubit Partizani duke rritë në mënyrë të ndjeshme përgatitjen e tij të gjithanshme teknike-taktike dhe menjëherë mbas përfundimit të ushtrisë në vitin 1970 rreshtohet në formacionin e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Qazim Elbasani. Pas një stërvitje serioze dhe menjëherë zënë vend kryesorë në formacion dhe krahas shokëve të ekipit Agim Sula, Besim Pirani, Ali Murrizi, Duslan Vaso, Geg Gjoni, Gjon Leka, Mirash Vuksani etj., në kampionatin kombëtar. Ekipi i parë i vitit 1970 që zhvillohet me vajtje- ardhje, dallohet për një nivel të lartë tekniko-taktik dhe një përgatitje shumë të mirë fizike, duke arritë shumë fitore të bukura dhe vendimtare për ekipin Vllaznia.

Në mes shumë fitoreve veçojmë atë të arritur në Shkodër ndaj mundësit të mirënjohur të Partizanit kampionit të vendit dhe anëtarit të ekipit kombëtar Bashkim Likës, duke e mposhtur në të gjitha drejtimet deri sa e ven në tuç. Kontrubon që Vllaznia të fitojë ndaj Partizanit dhe të shpallet nënkampione e Shqipërisë me 32 pikë (vend të parë Partizani 33 pikë), njëkohësisht duhet përmendur fakti se Halili ishte rregullator i ekipit sepse nuk bante vetëm peshën e pestë por ngrihej duke pirë një për nevoja të ekipit në pesha VI-VII.

Në fund të vitit 1970 në Shkodër zhvillohet kampionati kombëtar individual për të nxjerrë kampionët e Shqipërisë sipas peshave Halili merr pjesë në peshën e VII deri 90 kg paraqet një formë të shkëlqyer sportive duke zhvilluar ndeshje të cilësisë së lartë duke arritur fitore dhe duke zanë vendin e parë dhe shpallet kampion kombëtar dhe në gjoksin e tij vendoset medalja e kampionatit, duke ju shpërblye mundi dhe djersa e derdhur në stërvitje dhe duke zbatuar fanatizëm këshillat e trajnerit të pa lodhur Qazim Elbasani.

Por qëllimi i çdo sportisti që përveçse të arrijë rezultate të larta sportive, ishte që të rreshtohej në formacionin e ekipit kombëtar dhe gjithmonë kampionat sipas peshave dhe ndonjë tjetër me përspektivë krijonin ekipin kombëtar dhe për këtë në vitin 1971, zhvillohet gara e ma të mirëve në Elbasan, për të nxjerrë kandidatët e ekipit kombëtar. Halili ishte përsëri në çdo peshë me Bashkim Likën. Në ditën e parë Halili ndeshet me një durrsak mbas pak minutash Halili në saj të kapjes së tij të shkëlqyer të krahë qafës, ku ishte tmerri i kundërshtarëve e ven në tuç, por gjyqtarët nga Tirana mbasi konsultohen e japin kapjen e tij faull (sepse nuk donin që Halili të ndeshej me Bashkim Likën se mund tu prishte planet e federatës). Halili protesto me të drejtë dhe për këtë gjyqtaria kaq donte dhe e përjashtoi nga gara dhe ma kryesorja nuk i jepet e drejta si kampion në fuqi, të grumbullohet me kombëtaren. Mbas kësaj Halili mërzitet shumë dhe fillon ftohjen nga sporti me gjithë lutjet e trajnerit Qazim Elbasani dhe të shokëve të ekipit ai ishte prekur shmë në sedër dhe nuk i bahej që të stërvitej më. Kur ekipi i kombëtares ishte kthyer nga jashtë shtetit ekipi i Vllaznisë kishte ndeshje me Partizanin në Shkodër Halili i lutet trajnerit dhe shokëve që të rezervonin nga vend në formacion që të ndeshej në një peshë me Bashkim Likën dhe megjithëse ishte pa stërvitje ndeshja në mes tyre përfundoi në barazim dhe Halili largohet nga sporti i mundjes që aq shumë e deshi./RealitetiPost/

Bajram Agovi
Namik Mehmeti
(Botuar në gazetën “Sporti Shqiptar”, e premte 23 tetor 1998).

Shpërndaje