DRTK Shkodër ia dedikon këtë 8 mars, grave dhe vajzave shkodrane të artizanatit…

Shpërndaje

Këtë 8 Mars i’a dedikojmë gruas shkodrane që ka ditur gjithnjë të bejë gjëra të bukura, për veten, familjen dhe përfaqësimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Përmes nesh një urim shkon për të gjitha gratë dhe vajzat e palodhura teksa punojnë mjeshtërisht në vegë (tezgjah) duke mbajtur gjallë një traditë mjaft të vyer në ruajtjen e kësaj trashëgimie jo materiale.

Pasioni, bukuria dhe emocioni që të japin ngjyrat e punimeve artizanale me dorë në vegë mbahen gjallë nga gratë dhe vajzat që mbajnë të patjetërsuar traditën shekullore të zonës duke konsoliduar traditën e artizanatit shqiptar.

Në historinë 2500 vjeçare, Shkodra krijoi një traditë të rëndësishme në fushën e artizanatit, ku mbarti me vete mjeshtrinë e lartë, individualitetin, fantazinë krijuese, shijet e ndjenjat artistike, që duhet t’i mbajmë të patjetërsueshme.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Shpërndaje