Drejtori i ri i Policisë Shkodër, takim me Prefekten Angoni…

Shpërndaje

Në një takim të frytshëm pune me Drejtorin Vendor të Policisë së Shkodrës, z. Hamdi Fiora diskutuam mbi prioritete dhe sfidat e #DVP Shkodër në zbatim të objektivave të Policisë së Shtetit.

Prioritare është rendi dhe siguria për qytetarët e #QarkuShkoder, goditja e rasteve të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe parregullsitë që lidhen me sektorin e qarkullimit, kryesisht me rregullin dhe parkimet abuzive.

Falenderova z. Fiora, duke e përgëzuar për detyrën e re dhe angazhimin e tij për t’i dhënë një impuls të ri objektivave të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve #QarkuShkodër

Bashkërisht🤝 vlerësuam si pozitive forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy institucioneve tona”, shkruhet në faqen zyrtare të Prefekturës Shkodër.

Shpërndaje