Drejtorët rajonalë të PSD- së në Qarkun e Shkodrës do të largohen, zëvendësohen nga përfaqësues të PS- së…

Shpërndaje

Drejtorët rajonalë të Qarkut të Shkodrës që janë aktualisht në detyrë, do të largohen. Ndërsa kanë nisur lëvizjet e para, duke filluar me kryetaren Këshillit të Qarkut Shkodër, drejtorët e ARRSH për Veriun dhe Illyrian Guard, pritet që ata që kanë mbetur në të gjitha nivelet, të lirojnë karriget.

Lajmi konfirmohet për ShkodraWeb nga disa drejtorë rajonalë të kontaktuar, të cilët edhe pse momentalisht janë në detyrë, janë në pritje të orientimit për të dhënë dorëheqjet njëri pas tjetrit.

Nuk është akoma e qartë nëse ka prishje të marrëveshjes së pashkruar mes PSD- së dhe PS- së apo ridimensionim të saj por e sigurtë është se drejtorët aktualë rajonalë socialdemokratë, do të ikin.

Siç është e kuptueshme, ata do të zëvendësohen nga përfaqësues të PS- së, e cila mesa duket kërkon të forcohet edhe në prag të zgjedhjeve politike të vitit që vjen. Ndërkohë, kanë nisur të lakohen edhe emrat e drejtorëve të rinj, përfaqësues të PS- së, për të cilët ShkodraWeb ka edhe listën e kandidatëve por që për momentin, nuk do ti bëjë publike.

Sipas burimeve të ShkodraWeb, ndryshime, lëvizje apo qarkullime pritet të ketë edhe në drejtoritë e tjera rajonale të Qarkut të Shkodrës në kuadër të riorganizimit që i paraprin zgjedhjeve për Kuvendin vitin që vjen.

Shpërndaje