Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, policia e Shkodres arreston 57 vjeçarin…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin Gj. P., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar. Akualisht po merr mjekim në spitalin e Pukës.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. P., banues në fshatin Juban dhe Q. H., banues në fshatin Dobraç i Ri, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje