Drejt Italisë me 25 kg djathë e mish, dy shqiptarët bllokohen në aeroport

Shpërndaje

Dy shqiptarë janë ndaluar nga autoritetet doganore italiane pasi në bagazhet e tyre po transportonin një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të pacertifikuara.

Në bagazhin e tyre janë gjetur 25 kg djathë e mish pa etiketat e detyrueshme ushqimore.

Produktet janë sekuestruar si të rrezikshme për përhapjen e sëmundjeve të kafshëve si gripi i derrit.

Dy shqiptarët ishin nisur me linjën ajrore të fluturimit Tiranë-Perugia e ndalimi i tyre është bërë në aeroportin e Perugias.

Shpërndaje