Dorëhiqet trajneri o Vllaznisë në basketboll…

Shpërndaje

Të nderuar sportdashës të Vllaznisë,

Pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, kam vendosur të tërhiqem nga detyra si trajner i Vllaznisë. Ky ka qenë një vendim i vështirë, por i marrë me qëllimin më të mirë për ekipin dhe të ardhmen e tij.

Jam krenar që kam pasur mundësinë të jem pjesë e kësaj skuadre të madhe, që përfaqëson jo vetëm Shkodrën, por edhe pasionin dhe traditën e basketbollit shqiptar.

Ndërsa largohem nga ky post, mbetem gjithmonë pjesë e familjes së madhe të Vllaznisë. Falenderoj lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen e tyre të palodhur. Ju siguroj që zemra ime do të jetë gjithmonë me këtë ekip dhe me këtë qytet që dua pa masë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Damian Bekteshi

Shpërndaje