Të nderuar e të respektuar anëtarë të Partisë Demokratike, dega Shkodër!
Miq e të njohur!
Nesër, në Shkodër zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, dega Shkodër.
Nisur nga ky zhvillim, kam detyrimin të sqaroj pozicionimin tim si më poshtë :
Së pari, dëshiroj t’ju falënderoj në mënyrë të përsëritur, me shumë mirënjohje, përulje e respekt të thellë ndaj secilit prej jush, për propozimin e mbështetjen ndaj emrit tim në garën për kryetar të partisë në degën tonë.
Ju falënderoj të gjithëve sinqerisht për vlerësimin e njohjen e angazhimeve e kontributeve të mia ndër vite me Partinë Demokratike.
Për këtë, ndjehem shumë mirë.
Përkrahja juaj e vazhdueshme më motivon e më shtyn gjithnjë e më tepër për të ecur përpara, krah për krah me ju, me mbështetjen tuaj të pakursyer e të pandërprerë.
Unë jam njëri nga ju, i barabartë mes të barabartëve.
Së dyti, pas një vazhde takimesh, komunikimesh, konsultimesh me miq e bashkëpunëtorë të afërt ndër vite, me vullnetin tim të lirë, të plotë e të pavarur, i pandikuar nga askush, me sens të lartë përgjegjësie, me një akt tërësisht moral, kam vendosur t’ju komunikoj dorëheqjen time nga gara e nesërme për kryetar të PD-së, dega Shkodër.
Ky vendim pason vazhdimësinë e kontributit tim për të mirën e Partisë Demokratike, për të bashkëpunuar me të gjithë, në këmbim e me kushtin e vetëm të punës së madhe dhe angazhimit konkret për fitoren sa më të afërt të PD-së, forcës politike ku unë aderoj prej vitesh.
E them me plot vetëdije e i nxitur nga ndërgjegja e brendshme se do jem në krah të fituesit, kushdo qoftë ai/ajo, i/e zgjedhur nga vota e anëtarësisë, në zbatim, bindje e respekt të verdiktit të tyre.
Do i shtrij dorën e bashkëpunimit, të mirëkuptimit e të mbështetjes.
Uroj e shpresoj për një garë të ndershme, të paanshme, të barabartë e të arrirë për të gjithë!
Uroj për secilin nga kandidatët fitore të merituar e bindëse!
Misioni ynë i përbashkët është rikthimi i PARTISË DEMOKRATIKE, në vlerat, parimet, idealet që me të drejtë e me sakrifica të kahershme i takojnë!
Fitore e Suksese ✌️✌️
Më të fortë, më të bashkuar e më të hapur me njëri-tjetrin!
Faleminderit e me respekt të thellë ndaj Jush,
Ergys Ivziku!
“Procesi i votimit për Kryetarin e Degës Shkodër do të zhvillohet në Hollin e Teaterit Migjeni, nga ora 8:00 deri në orën 19:00”.