DORËHEQJE
Te nderuar banore te Njesise Administrative Guri i Zi!
Sebashku ia dolem t’iu benim balle shume sfidave; arritem te ndertonim:
✅Rrugen Rragam-Sheldi
✅Rrugen e lagjes Corraj, Guri i Zi
✅Rrugen e Xhamise, Guri i Zi
✅Rrugen Vukatane-Rragame
✅Rrugen e Rragameve, Juban
✅Rrugen e Geshtenjave, Rrenc
✅Rrugen permes fshatit Ganjolle, Loti I
Si dhe rikonstruktuam shume rruge te tjera.
♻️Nderruam sistemin e pastrimit te mbetjeve urbane, i cili ishte kalbur sebashku me kontenieret, duke blere konteniere te ri, duke ndertuar vendqendrimet e reja.
Rikonstruktuam te gjitha shkollat e Njesise. I pajisem te gjitha me uje te pijshem.
⛹️Ndertuam terrenet sportive ne gjimnazin “At Gjon Karma”- Guri i Zi.
Instaluam kaldajen ne shkollen “Arif Selimi” – Vukatane.
Zevendesuam ngrohjen me gaz, ne ate me dru.
🏗️Rikonstruktuam godinen e Njesise Administrative.
Pastruam kanalet kulluese dhe vaditese.
Punesuam familjet me ne nevoje, nepermjet projektit “Pune per komunitetin”, nepermjet GIZ Albania.
Qendruam sebashku ne çdo fatkeqesi natyore!
Ndriçuam te gjitha qendrat e fshatrave!
📈Ne ditet ne vazhdim do te ndertohet kanali vadites i fshatit Gajtan, po ashtu edhe ura e Gjoçit, si dhe argjinatura e lumit Drin!
🤝U perkujdesem per njeri-tjetrin pa dallime dhe ndasi, por si nje familje e madhe!
Shume projekte te tjera do te ishin ndetuar, pasi i futem ne rrugen e financimit!
Por, mesa duket, te gjitha keto nuk mjaftuan, qe te vazhdonim rrugetimin sebashku!
Kjo do te thote qe ju prisni te pakten dyfish me shume investime dhe perkushtim, dhe ashtu uroj dhe une qe te ndodhe..
❇️Te sherbesh ne vetvete eshte mision dhe si i tille, shpeshhere duhet te japesh shume nga vetja per te arritur qellimin dhe ndoshta, nganjehere mund te deshtosh, siç deshtuam ne misionin qe te vazhdonim sebashku, por kjo, jo per fajin tuaj…
Une do te largohem fizikisht nga zyra, por kurre nga ju! Do te jem ne dispozicionin tuaj ne çdo situate!
Falenderues dhe i perulur ndaj çdo bashkepunetori te ndershem!
Gjeta shume miq, te cilet do t’i marr me vete dhe s’do t’i leshoj perjete, si thesarin me te çmuar te ketyre 8 viteve rrugetim sebashku!
Largohem nga detyra e Administratorit te Njesise Administrative Guri i Zi, jo si i humbur, por krenar dhe kokelarte per çdo gje, qe permenda me siper dhe jo vetem!
I bindur qe do te jemi mbeshtetja me e madhe per njeri-tjetrin edhe ne te ardhmen,
ju falenderoj perzemerzsht secilin prej jush, per besimin ne mua dhe per çdo vote shpirti e te ndershme! Pavaresisht se si numer ne humbem, por fitorja me e madhe eshte liria juaj, mbeshtetja juaj e patser, energjia qe ju karakterizion, qe pavaresisht kushteve, gjithmone me ka ngrohur shpirtin pamase!
I juaji perjetesisht,
Pjerin Marku,
Guri i Zi, me 12.06.2023