Holanda, një prej vendeve skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë me sa duket ka marrë tashmë vendimin për t’i dhënë më shumë kohë qeverisë së Tiranës për të përmbushur kushtet e vëna duke e konsideruar të pamjaftueshëm progresin e bërë me reformat.
Qeveria në Hagë ka hedhur poshtë kornizën negociatore të Komisionit Evropian duke i konsideruar jo bindëse rezultatet që raporton për Shqipërinë.
Holanda kërkon rivendosjen e dialogut politik për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj ndërkohë që duke se ka dhënë dritë jeshile për Shkupin.
Abcnews.al ka siguruar dokumentin e raportuar nga ministri i jashtëm holandez Stef Blok, ndaj qeverisë së tij.
Ndër të tjera në këtë dokument thuhet:
“Në 20 mars, Këshilli Europian vendosi që për Shqipërinë të mbajë tryezën e parë ndër-qeveritare nëse do të ishin përmbushur kushtet e vendosura. Për qeverinë (shqiptare) është thelbësore që të ardhmen të bëjë më shumë progres në këto çështje dhe vetëm nëse kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian në mars janë plotësuar në mënyrë bindëse do të mbahet tryeza e parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Qeveria (holandeze) mbështet analizën e Komisionit Europian se Shqipëria ka treguar përparim në fusha të ndryshme, por përfundimi i Komisionit se “pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur” është i parakohshëm.