Pas gjashtë ditësh bisedime intensive palët kanë sot në tryezë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore me firmën e katër anëtarëve të Këshillit Politik nga mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamentare.
Abcnews.al ka siguruar draft-marrëveshjen që përmban 12 pika, ku përfshihen dakordësitë për identifikimin biometrik dhe administratën zgjedhore.
Lidhur me identifikimin biometrik ODHIR palët janë zotuar të mbështesin implementimin 100% të tij në zgjedhjet e ardhshme nëse do arrihet teknikisht. Mundësia dot ë përcaktohet nga ekspertiza e ndërkombëtarëve e mbështetur nga KQZ. Fondet për këtë pikë do të sigurohen nga qeveria shqiptare deri në atë pikë që është e mundur.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dot ë ketë një zv. Komisioner që do drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik me përgjegjësi të përbashkët me kryetarin dhe do të ketë rol në trajnimin dhe rekrutimin e komisionerëve i asistuar nga një ekspert ndërkombëtar.
KQZ do të ketë 5 anëtarë të rregullt që do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit.
Në grupet e numërimit dy prej tyre janë zyrtarë jo-politikë me pozicionin e numëruesit dhe asistuesit, me ndërrim rolesh në çdo kuti votimi.
Në qendrat e votimit do ketë dt anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte nga pushteti dhe opozita.
Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut. Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) por në vitin 2025.
Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik
Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR.
1.Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet te nise me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 % e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen te mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve ne zgjedhjet e ardhme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.
2.KQZ do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin deh zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë CEC në trajnimin për procedurën.
3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.
4.Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.
5.Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.
6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit
7.Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.
8.Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)
9.Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.
10.Përshtatja: Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që të reflektojnë marveshjen PARA se ajo të kalojë në Parlament dhe PA ndryshime apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, Para votimit.
11.Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës apo manipulimin e rezultateve
12.Pikat e 1,2,3 7,8,9, 10 e 11 dhe shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e pritura parlamentare e lokale. Pikat 4,5,6, hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhsme parlamentare e lokale
Shënim: Propozimi për qeveri tranzitore apo kryetar tranzitor të policisë nuk janë kusht për aprovimin e sa më sipër. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.