Doktorët paralajmërojnë prindërit për rreziqet nga kostumet e Halloween…

Shpërndaje

Me afrimin e Halloween-it, ka të ngjarë të keni zgjedhur kostumin dhe aksesorët tuaj.

Zgjedhja e një kostumi të frikshëm dhe vendosja e grimit, si bojë në fytyrë dhe aksesorë të ndryshëm janë pjesë e festës drithëruese.

Megjithatë, ekspertët thanë për DailyMail.com se kostumi i “Halloween” mund të përbëjë disa rreziqe, duke përfshirë rreziqet nga zjarri, problemet e lëkurës dhe kimikatet e rrezikshme.

Ekspertët  kanë paralajmëruar se kostumet e fëmijëve për Halloween mund të bëhen nga materiale që marrin flakë lehtësisht, si pambuku, liri dhe mëndafshi.

Shumë kostume janë bërë me një përzierje pëlhurash si poliesteri, najloni, metali, pambuku dhe pëlhura prej fije artificiale.

Komisioni Amerikan për Sigurinë e Produkteve të Konsumatorit (CPSC) urdhëron që të gjitha kostumet, paruket dhe maskat të bëhen nga materiale rezistente ndaj flakës si najloni dhe poliesteri.

Megjithatë, këto materiale ende mund të digjen, por janë më të lehta për t’u shuar, sipas CPSC.

Veshjet si ato të Halloween – përbëhen nga shtresa metalike, i bëjnë ato edhe më të rrezikshme për shëndetin.

Në vitin 2021, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Surrey (SFRS) në Mbretërinë e Bashkuar, testoi ndezshmërinë e bluzave, pelerinave dhe kapelave të shtrigave të përdorura nga fëmijët në festën e Halloween.

Një video e postuar nga departamenti tregon dy manekine me madhësi fëmijësh të veshur me bluza të Halloween-it që marrin flakë me shpejtësi, duke i lënë manekinët të nxirë dhe të djegur.

Një nga fajtorët kryesorë janë pëlhurat sintetike si poliesteri dhe najloni, të cilat përdoren zakonisht në prodhimin e kostumeve. Këto materiale marrin flakë lehtësisht nëse ekspozohen afër një burimi nxehtësie.

Ndërsa kostumet e bëra nga materiale të caktuara mund të marrin zjarr lehtësisht, grimi mund të çojë në puçrra fytyre, acarim të lëkurës dhe infeksione të syve. Megjithëse shkëlqimi mund të jetë një trend, ai mund të çojë në skuqje dhe është lidhur me sëmundje serioze.

Grimi i Halloween-it është zakonisht më i trashë dhe më i pigmentuar se grimi i zakonshëm, i cili mbart rrezik më të madh për të irrituar lëkurën, pasi kanë përbërje me kimikate  të fuqishme që ofrojnë efekte, si shkëlqimi në errësirë, thonë ekspertët.

Dr Ahmad Chaudhry, një dermatolog në Scandinavian Biolabs, tha për DailyMail.com: “Shumë nga këto produkte mund të përmbajnë alergjenë, aroma dhe konservues që mund të irritojnë lëkurën, duke çuar në skuqje, kruajtje, veçanërisht te individët me lëkurë të ndjeshme”.

Përveç kësaj, përdorimi i grimit të rëndë ose me bazë vaji mund të bllokojë poret dhe potencialisht të shkaktojë shpërthime aknesh, veçanërisht nëse lihet për periudha të gjata.

Veçanërisht grimi i paraqet rrezik për infeksione të syve. Produktet e kontaminuara ose me cilësi të ulët të syve mund të çojnë në konjuktivit dhe probleme të tjera të shikimit./ DailyMail.co.uk

Shpërndaje