Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin tetor, ku në “Air Albania” do të presë Çekinë. Për këtë takim, në “ndihmë” për FSHF-në, është gati të vijë ish-deputeti Selami Jenisheri.
Me anë të një letre, ai i ka shkruar FSHF-së dhe presidentit Armand Duka ku i ka kërkuar që skuadra të bëjë një stërvitje që vetë ai e ka përgatitur, pasi në këtë mënyrë skuadra do të fitonte 100%. Jenisheri shkruan se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij dhe se me metodat që ai ndjek, lojtarët do të fitojnë aftësi të jashtëzakonshme.
LETRA E JENISHERIT: