Do të kemi edhe ditë të tjera pa makina, paralajmëron Kryeministri Rama…

Shpërndaje

Ndërsa sot është shpallur dita pa makina kryeministri Edi Rama njofton shqiptarët se do të ketë më shumë të tilla në kalendarin tonë.

Përmes një postimi në facebook Rama thotë se kjo ditë do të bëhet pas hapi pjesë e pandalshme e kalendarit tonë mujor.

“DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”

Kryeministri ka paralajmëruar një sërë masash në kuadër të planit të kursmit, ndërkohë rrugët më të rëndësishme kombëtare dhe lagjet e qyteteve zhyten ne terr pas mesnate si pjesë e skenarit për kursimit të energjisë.

Shpërndaje