Do kryente atentat apo po mblidhte hekura? Çfarë thotë policia për të riun që i shpërtheu tritoli në duar…

Shpërndaje

Policia ka zbuluar detaje të reja sot në lidhje me vdekjen tragjike të 27-vjeçarit Erion Rexhepi ditën e djeshme në Cërrik.

I riu humbi jetën pak metra larg shtëpisë pasi një sasi tritoli i plasi në duar. Në lidhje me këtë ngjarje dy janë pistat kryesore ku po hetojnë hetuesit: E para ka të bëjë me faktin se ai mblidhte hekura e metale rrugëve dhe mund të ketë gjetur edhe sasin? e tritolit dhe e dyta është se ai mund të ketë qenë i paguar për të kryer ndonjë atentat.

Mësohet se mina me telekomandë ka pasur të paketuar një sasi prej 250 gr lënde shpërthyese C 4, e cila dyshohet se do të përdorej për një atentat të dështuar.

Sipas banorëve Erion Rexhepi ishte një njeri shumë punëtor dhe i qetë dhe nuk ishin në dijeni të përfshirjes së tij në ndonjë ngjarje kriminale.

Shpërndaje