“Do jem urë lidhëse mes bashkisë dhe qytetarit”, kush është Mirsad Basha, kandidati i PS për këshill bashkiak Shkodër…

Shpërndaje

Mirsad Basha, një emër jo i panjohur për qytetin e Shkodrës, kandidon për PS- në në keshillin bashkiak. Mirsad Basha është aktivist nga qyteti i Shkodrës, që prej 7 vitesh drejton organizatën “Eko Mendje”, e cila i dedikohet problematikave për natyrën dhe ndikimin që njeriu ka si edhe ndihmat sociale për familjet në nevojë.

Eko Mendje është një organizatë mjedisore sociale e cila ka si qëllim dhe mision vullnetarizmin dhe shërbimin në cdo fushë sociale, mjedisore dhe artistike. E krijuar në vitin 2016 në Shkodër pa mbështetje politike dhe fetare e krijuar nga një grup të rinjsh të cilët ishin aktiv për cështje të ndryshme.Dhjetra të rinj i bashkohen nismave të shumta që ai ndërmerr si për të moshuar, për fëmijët në nevojë apo për mjedisin. Janë këto kauza që e shqetësojnë Mirsadin duke u bërë zëri i shumë personave në nevojë.

Janë shumë nisma të cilat EKO Mendje ka realizuar, ku disa prej tyre kanë qenë; nisma dhe krijimi i grupeve vullnetare për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemik dhe dhuruesit e rasteve të emergjencës në Spitalin e Shkodrës, protesta dhe anullimi u by- passit ne lumin Buna, ndihma dhe evidentimi i gjyshërve që jetojnë vetëm të cilët në kohën e pandemisë kemi ndihmuar me ushqime dhe shërbime dhe më pas shërbimet sociale janë njohur me këto familje dhe kanë shtuar më shumë shërbimet e tyre, apo edhe ndihmesat ne raste permbytjesh. Keto jane vetem disa nga aktivitetet e Eko Mendjes e cila deri tani numeron mbi 900 aktivitete.

Sot Mirsad Basha kandidon për një vend në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Ai thotë se e ka pranuar këtë ftesë pikërisht sepse i vinte nga Benet Beci që ai e konsideron një njeri tek i cili ka shumë besim, dhe një menaxher shumë i suksesshëm që mund të drejtojë Shkodrën.

Për ta permbyllur me faktin që Basha e konsideron këshilltarin bashkiak si një urë lidhëse mes bashkisë dhe qytetarëve, e ku tani vendimmarrjet për kauzat e përbashkëta do të jenë më vendimtare.

Shpërndaje