Djegia e kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thorë, reagon Ilir Beqaj…

Shpërndaje

Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thorë. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Po ndërton aty një mrekulli. Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një atentat për të gjithë Dukagjinin.

Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq. Kërkoj nga strukturat e policisë të bëjnë hetime sa më të plota. Me mendje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe forcë”, shprehet Beqaj.

Shpërndaje