DJARMATI: VLERËSIM MAKSIMAL EDHE PËR SKËNDERBEUN

Shpërndaje

Drejtori sportiv i KF Vllaznia, z. Matko Djarmati ka dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp ditën e sotme teksa ka folur jo vetëm për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun, por edhe për merkaton.

Çdo kundërshtar në kampionat është shumë i vështirë. A ka çfarë të humbë Skënderbeu? Vjen këtu për të luajtur ndaj vendit të parë dhe nuk ka çfarë të humb, kur luan kundër një skuadre të tillë është e vështirë. Analizën e kemi bërë deri në detajet e fundit dhe në fund nesër do të shohim çfarë kemi bërë. Në sport ka çdo gjë të hapur, kush do të gabojë më pak nesër do të dalë nga fusha i fituar.

Merkato? Në tregun e janarit është e vështirë të gjesh lojtarë. E para pse duhet të jetë një lojtar i mirë i lirë në janar? Ose nuk luan ose ka probleme me klubin. Tregu jashtë Ballkanit është shumë e vështirë të sjellësh lojtarë nga një kontinent tjetër e do një muaj të ambientohet e dy për kapur formën. Pas tre muajsh ne nuk na bën punë se mbaroi kampionati, jemi përqendruar në tregun ballkans apo lojtarë me eksperiencë në tregun ballkanas. Në dalje kemi Lekajn, ka mbaruar kontrata në verë, ai vetë nuk ishte i kënaqur me minutazhin dhe ne nuk i krijuam probleme se ishte djalë shumë i mirë nuk na ka krijuar asnjë problem. Më vjen mirë që ka gjetur direkt skuadrën dhe shpresojmë të luajë atje. SIdorenko i mbaron kontrata në dimër. Mandiagu si e dini ka probleme fizike dhe nuk e dimë a do jetë gati. Me Mandiagu jemi në bisedime për mbylljen e kontratës por do të provojmë të gjejmë një zgjidhje më mirë, për lojtarët e tjerë deir tani, nuk kemi probleme.

Da Silva është lojtar me kontratë profesioniste dhe do e zbatojë, çdo njeri nuk ka kënaqësi kur nuk është në formacionin bazë. Patjetër ka luajtur 8 javë shumë mirë dhe e shohim si lojtar kyç. Por si keni pare, stafi teknik e di që çdo njeri do fitojë formacionin, Da Silva ka qenë i dëmtuar. Unë e di që çdo lojtar do formacionin, por nuk ka mundësi që kur je i dëmtuar të kthehesh e të luash direkt në formacion. Mendoj se Da Silvas ia ka shpjeguar mirë trajneri si është situata.

Situata me Dunga është se në Kenia funksionojnë disa gjëra ndryshe nga Europa. Ne e kishim planifikuar të vinte sot apo nesër por atje funksionojnë gjërat ndryshe. Jemi në kontakt çdo ditë, nuk ka marrë pasaportën në dorë, kur të marrëa të e nis me DHL dhe merr vizën shqiptare e vjen këtu.

Çdo lojtar i Vllaznisë është në treg, të na sjellin ofertën për Da Silva nëse e kërkon kush dhe jemi të hapur të diskutojmë. Nuk kemi kërkuar largimin e tij, as unë e as stafi.

Do të firmosim kontrata me spitalin për teste, Mandiagu është dëmtuar në stërvitje. Kemi bërë analiza në stërvitje dhe doktorët janë marrë me te, edhe doktorët gjermanë nuk e kurojnë dot, nuk është faji i mjekëve tanë.

Lullaku? Jemi në bisedime, është sponsori që merret me këto punë. Nuk do të ishte keq të na ndihmojë një lojtar me kaq eksperiencë për momentin ku jemi. Por të sjellësh një ish-lojtar të kombëtares ka kosto që për momentin te Vllaznia është e vështirë.

Balaj është me Alban Xhaferin një mik, si çdo shkodran me shkodran tjetër. Por mendoj realisht që Balajn nuk kemi mundësi ta sjellim në Shkodër.

Sukaj? Një vit e gjysmë nuk luan futboll, shumë e vështirë. Ka takuar trajnerin për drekë si tifoz i Vllaznisë por nuk ka asgjë serioze.

Shpërndaje