DJARMATI: NJË REZULTAT POZITIV NË DURRËS DO NA RIKTHENTE NË SHINAT E DUHURA

Shpërndaje

Në pragndeshjen me Teutën, para gazetarëve ka dalë drejtori sportiv i KF Vllaznia, z. Matko Djarmati i cili është ndalur edhe tek analiza e ndeshjes së kaluar me Tiranën dhe po ashtu ka folur edhe për situatën në ekip dhe shpresat për të dalë nga situata e krijuar që në takimin e nesërm në Durrës.

ANALIZA- Do të provojmë të zgjidhim këto situata. Ishte një diskutuam 1 orë e gjysëm, besoj e dimë ku është problemi. Do të përpiqemi të zgjidhim problemin dhe të vazhdojmë në rrugën që ishim deri më tani.

PROBELEMI PSIKOLOGJIK APO TEKNIK- Të dyja! Edhe psikologjikisht ekipi nuk i është përgjigjur përgatitjeve që kemi bërë ndaj Tiranës, por edhe në aspekt teknik kemi pasur disa mungesa që do të zgjidhen në stërvitje.

MERKATO- Kemi sjellë 3 lojtarë në ekip. Po shikojmë që edhe ekipet e tjera, avash avash impelemntojnë lojtarët e rinj në skuadër. Edhe ne nuk kishim qejf të prishnim grupin që kishim ndërtuar. Këta lojtarët e rinj duan njëçik kohë. Besoj nga nesër njëri nga ata do të jetë në fushë.

SFIDA ME TEUTËN- Nuk është vendimtare, ka edhe 15 javë deri në fund të kampionatit. Me një rezultat pozitiv ka mundësi ekipi të rritet psikologjikisht. Pastaj besoj do të jemi në shinat që ishim para 10 javë.TRAJNERI- Deri tani nuk kemi diskutuar fare këtë çështje. Me sponsorin kishim një takim, nuk kemi përmendur asnjë ndryshim.

KUPA- Absolutisht jemi favoritë, luajnë ndaj një skuadre që vjen nga kategoria më poshtë në stadiumin tonë, ccdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjyes. Deri në Kupë kemi 2 ndeshje kampionati. Do të provojmë të bëjmë maksimumin në të 2 kompeticionet.

OBJEKTIVAT- Që kur kam ardhur ditën e parë kam thënë që objektiv kemi Kupat e Europës. Ky është objektivi i klubit. Sicc ka shkuar kampionati, patjetër që çdo njeri ka objektiva të larta, por unë gjithmonë kam dhënë përgjigje të njëjta 5-6 herë për sa i përket objektivit. Edhe ditën e parë kur kam ardhur, edhe javën e 10-të si dhe të 20-tën. Për mua objektivi kryesor është Kupa e Europës. Shpresoj që sa më shpejtë të dalim nga kjo krizë rezultatesh dhe të vazhdojmë atje ku pretendoj unë, trajnerët dhe drejtuesit.

TITULLI- Nëse vjen një shans 3 javë para fundit të kampionatit, patjetër që do të jetë një synim.

ALEANCAT- Ne nuk ndryshojmë dot gjë. Se kanë bërë aleanca apo jo s’është në dorën tonë. Nuk kemi frikë asnjë, por duhet të kemi kujdes me këto puna. Në dorën tonë është ndeshja kundër Teutës, Kukësit, apo Bylisit në Shkodër. Të gjitha të tjerat nuk janë në dorën tonë. Është në dorën e FSHF-së nëse ekziston një aleancë e tillë.
🔴🔵

Shpërndaje