Djali i Jozefina Topallit merr postin e rëndësishëm në KLSH, fiton konkursin online në kushte izolimi

Shpërndaje

Djali i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit, Genar Topalli është ka fituar një pozicion pune shumë të rëndësishëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Genar Topalli është emëruar në pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit, marrëdhëniet e punës dhe financiare.

Topalli e ka fituar vendin e punës në kushtet e pandemisë së COVID-19, dhe intervistën me gojë e ka zhvilluar me anë të videocall.

Përballë Genar Topallit që konkuronte për të njëjtin vend pune ishte edhe një vajzë, por komisioni ka përzgjedhur si fitues Topallin, i cili pas vlerësimit të rezultateve të testimit me shkrim dhe intervistës e ka shpallur fitues me 75 pikë.

Shpërndaje