“Sot kishim te pranishëm një djalë me shpirt human që ka lehtësuar hallet dhe vështiresitë e shumë familjeve shqiptare. Faleminderit përzemërsisht për Arbër Hajdarin, drejtuesin e ‘Fundjave Ndryshe’ për vizitën dhe donacionin ‘dysheke për Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër’.
Sot ishte ditë e veçantë pasi gjyshe Hedija dhe gjyshe Vali kishin ditëlindjen, urojmë të kenë jetë dhe shëndet.
Të tilla, të gëzuara janë ditët e gjyshave tanë.
Falenderim për Mirsad Bashen që është urë lidhëse me të gjithë që kanë mundësinë për të kontribuar në shoqëri”, shkruan Fatjon Hoxha drejtues i shtepise se moshuarve Shkoder.