Dita e Deshmorëve/ Alban Xhaferi i dhuron policisë së Shkodrës paisje zbulimi, me rreze të gjatë monitorimi…

Shpërndaje

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, z.Alban Xhaferi, në shenjë mirënjohje dhe respekti për të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për lirinë dhe në veçanti për të gjithë kontributin deri në vetëflijim të Forcave të Policisë, në shërbim të garantimit të rendit, sigurisë dhe të drejtave,, i dhuroi Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në prezencën e Drejtuesit të parë z.Ervin Hodaj si dhe Shefit të rendit z.Idriz Daulle, paisje zbulimi, me rreze të gjatë monitorimi.

Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë dëshmorët e kombit të cilët dhanë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari!

Shpërndaje