Në Shkodër, aktualisht, janë 11 500 diabetikë të kartelizuar.
Shifrat u bënë me dije nga mjekja endokrinologe Lindita Malloja në Ditën Botërore të Diabetit.
Mlloja tregon se kjo sëmundje ka pësuar një rritje të frikshme vitet e fundit edhe në qytetin verior.
Kontrolle të hershme, veçanarisht për ata të cilët kanë histori familjare, ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik janë këshillat që bluzat e bardha drejtojnë për popullatën.