Diskutimet e lira në mbledhjen e Këshillit Bashkiak sollën një sërë problematikash të cilat u adresuan tek kryebashkiaku Benet Beci. Ndriçimi në Beltojë, pastrimi i shatërvanit në Velipojë, sistemimi i ujërave të zeza ishin disa prej tyre.
Kryebashkiaku Benet Beci premtoi se po punohet në disa drejtime që Shkodra të ketë investimet e duhura dhe mbi të gjitha të marrë shërbimet e nevojshme çdo ditë të vitit.