Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit është treguar i ashpër me Tërbunin e Pukës, të cilën, kjo pas ngjareve që ka ndodhur në ndeshjen e fundit me Turbinën në stadiumin “Ismail Xhemali”, e ka përjashtuar nga kampionati i Kategorisë së Parë. Sepse në momentin e anullimit të golit të dytë të Tërbunit, kjo për pozicion jashtë loje, është goditur asistenti Xhuljo Mani, ndërsa më pas kryesori Albano Stolaj nuk e ka vijuar ndeshjen. Për rrjedhojë për mospërmbushje të përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, kjo në mënyrë të përsëritur, ndërsa nuk është garantuar siguria e zyrtarëve të takimit, Tërbuni e ka humbur ndeshjen 3-0, si dhe është gjobitur me 300.000 lekë të rinj, Jo vetëm kaq, por është përjashtuar nga kampionati, ndërsa bëhet skuadra e parë nga katër që rrëzohen nga Kategoria e Parë në të Dytën.
Në masat ndëshkimore të Disiplinës bie në dënime lojtarësh e zyrtarësh për skuadrat e Adës, Devollit, Labërisë e Butrintit. Dënimet nuk kanë munguar as për moshat U-14, U-19 dhe U-21. Ajo që ka dalë e paqtë nga Disiplina ishte Kategoria Superiore, e cila nuk kishte asnjë të ndëshkuar këtë javë.
VENDIMET E PLOTA:
1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
2. Lojtari i KF ADA, Jonuz Meta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i Laberia FC, Alvi Ahmetaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Zyrtari i Laberia FC, Dritan Resuli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Laberia FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
8. Lojtari i KF Butrinti, Erald Husi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
9. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Albjon Hasanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Flamurtari FC U-14, Markelio Vasku, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i FC Internacional Tirana U-14, Olti Shehu, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Zyrtari i FC Internacional Tirana U-14, Erald Pustina, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-21, kundër KF Vllaznia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.