Disiplina dënon Krymin me dy ndeshje pezullim…

Shpërndaje

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës. Kjo javë që lamë pas duket e qetë për skuadrat, teksa dënimet e dhëna kanë qenë të pakta. Ajo që e pëson më tepër është  kryesuesja e Kategorisë Superiore. Vllaznia humb për dy ndeshjet e radhës një prej lojtarëve të rëndësishëm të saj, Ardit Krymin.

Futbollisti në fjalë u ndëshkua me karton të kuq në supersfidën ndaj Partizanit, por duket se sjellja e tij në zonë ndaj kundërshtarit meriton një dënim shtesë sipas Komisionit të Disiplinës. Ndërkohë një paralajmërim vjen për klubin e Tiranës, ndaj të cilëve do të merren masa nëse vijojnë të stërviten në ambientet e “Selman Stërmasit“.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

Lojtari i KF Vllaznia, Ardit Krymi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së stërvitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i KF Shkodra U-19, Albi Shpuza, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shkëndija Dr. U-19, Eldi Mala, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shpërndaje