Humbja e thellë në zgjedhje e djeshme në 6 bashki ka bërë që deputetët që mbështesin kreun e PD Lulzim Basha ti kërkojnë atij zgjedhje të reja brenda partisë.
Diskutimet në mbledhje
Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje. : Skam humbur asnje gare. Parregullsite qe kane shoqeruar proceset jane te dokumentuara.
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje?Ke pergjegjesi ti dhe ne. Nuk na beson me asnje keshtu
Ilda Dhori: Kryetar duhet të hapen zgjedhjet në parti.
Helidon Bushati: Kryetar eshte koha per levizje ne parti, kur them levizje nenkuptoj ndryshime te rendesishme pertej egos tonë. Duhet nje kongres pajtimi mes demokrateve. Ajo qe prodhoi 6 marsi tregoi se ju dhe Berisha deshtuat te bashkoni partine.