Burime për Report Tv nga mbledhja e Kolegjit të PD, bëjnë me dije se kryetarët e degëve të Partisë Demokratike Lefter Geshtenja -Dega 7, Tirane, Agron Kapllanaj – Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkoder i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të dalë në terren dhe të takojë demokratët.
Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarët e degëve kanë kërkuar që të gjithë të dalin në terren për të komunikuar me strukturat, përfshirë dhe kryetarin, e sipas tyre nuk duhet të rrihet më nëpër zyra. Këtë kërkesë disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë me kryetarin, nënkryetarin, sekretarin, kryesinë, deputetët. Kryetarët e degëve thonë se është e domosdoshme për situatën në të cilën ndodhet PD, të dilet në terren.