DINAMIKA/ Si u aksidentua eskorta e Berishës në Laç, një mjet hyri kundravajtje

Aksidenti në të cilin është përfshirë mjeti shoqërues i ish-kryeministrit Sali Berisha dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Dosja.al ka mësuar se ka qenë një makinë që është futur në krah të kundër me një shpejtë shumë të lartë dhe me qëlimin e qartë për tu përplasur me makinën brenda të cilës ndodhej Berisha.

Por, drejuesi i mjetit ka arritur të shmanget në kohë, duke bërë që mjeti në fjalë të ecte në drejtim të makinës që ndodhej pas asaj të liderit historik të Partisë Demokratike. Edhe kjo e dyta është shmangur dhe mjeti me të cilin u përplas i futuri në krah të kundër ishte i treti në radhë. Për pasojë, një person që ndodhej brenda mjetit eskortë të Berishës ka mbetur i plagosur.

Të lënduar kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, përfshirja e të cilëve në aksident është ende e paqartë. Vetë Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë dëm. Hetimet kanë nsiur për një aksident të qëllimshëm, por ende nuk ka informacione zyrtare mbi këtë çështje.

(F.m/dosja.al)