Dijana Dukaj fituese e çmimit për gazetarët e rinj në Mal të Zi…

Me rastin 23 Janarit, Ditës së gazetarisë në Mal të Zi, Shoqata e gazetarëve në Mal të Zi, ka shpërblyer gazetarët më të mirë. Në mesin e laureatëve është edhe gazetarja e RTMZ, Dijana Dukaj, e cila ka fituar çmimin për gazetarët e rinj më të mirë.

Dijana Dukaj, e diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, për gazetari dhe e punësuar në Radio TV e Mali të Zi.

Me gazetari merret që nga shkolla e mesme dhe ka bashkëpunuar me medie të shumta, të shkruara dhe elektronike. Gjatë punës në televizion ka realizuar kronika të shumta për çështje të ndryshme me interesin me te gjere publik.
Dijana rrjedh një familje e njohur gazetarske ndër shqiptarët në Mal të Zi.

Ajo përveç gazetarisë merret edhe me krijimtarinë në prozë dhe së shpejti pritet botimi i përmbledhjes me tregime “Matanë heshtjes.”