Një zjarr përfshiu paraditen e sotme bibliotekën e një konvikti në qytetin e Shkodrës.
Ajo që binte në sy, ishte se majë çatisë së godinës qëndronte vetëm një person, që rezultoi të ishte roja i konviktit.
Ndërkohë ai kishte hipur mbi çati për të shuar zjarrin i vetëm, pa asnjë masë mbrojtëse, duke rrezikuar jetën.
Teksa priteshin të vinin policia dhe ambulanca, roja i konviktit po përballej i vetëm me rastin.
Çka e bën më të rëndë ngjarjen, ishte një polic nga përballë ndërtesës, i cili bënte selfie me godinën nga e cila dilnin shtëllunga të mëdha tymi.