Vitet e fundit diabeti tip 2 po prek masivisht moshat e reja. Shqetësimi është shprehur në ditën ndërkombëtare të diabetit nga endokrinologia Lindita Mlloja. Mbi 8 mijë pacientë janë kartelizuar prej vitesh si diabetikë, por Mlloja thotë se në total janë mbi 10 mijë të tillë.
Pasojat janë të mëdha për pacientët që e zbulojnë vonë diabetin. Sa i takon rimbursimeve ka patur një sërë hapash nga ana e qeverisë shqiptare siç janë rimbursimi i fishove për një grup moshë, apo rimbursimi total i insulinës. Apeli i bluzave të bardha shkon për më shumë aktivitet fizik, ruajtje të peshës si dhe kujdes në ushqyerje.