Henri Çili i arrestuar pasi akuzohej për krijimin e lehtësirave për trafikantët me anë të pushtetit dhe njohjeve që zotëronte në emisionin “Open” shpjegoi edhe dhurimin e dy njësive shërbimi në kompleksin “Fishta” në Velipojë.
Ai ka thënë se kjo është kryer sipas ligjit dhe me vullnet të plotë. Ai ka thënë se është e vërtetë që kontakti i parë me zotin Seit Fishta ka ardhur përmes njohjeve të një klienti, apo të afërmve të klientit por konteksti dhe arsyet e dhurimit nuk kishin lidhje me çështjen, por me projekte për zhvillimin e turizmit
“Me ka dhuruar pasi nga kontakte te caktuara lindin marrëdhënie të reja. Fishta është sipërmarrës dhe kishim një projekt tjetër të rëndësishëm. Kontrata ishte duke u diskutuar. Nëse do kishte lidhje të drejtpërdrejtë. Studio Ligjore do të merrte në prona apo në para nga palët si në kontratë.” tha Çili.
Top Channel