Dhunohet drejtori i OSHEE në Lezhë, gjendet në makinë me fraktura të shumta në trup…

Shpërndaje

Drejtori i OSHEE në Lezhë është dhunuar barbarisht nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shënkoll të Lezhës, ku Edmir Përndreca është gjetur me shenja të shumta dhune në trup.

Ai ka fraktura në kokë, krahë dhe këmbë. Përndreca është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës, më pas është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të shumta.

Para se të dhunohej, makina e Përndrecës është goditur nga pas nga një makinë tjetër.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Shpërndaje