Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një shkolle në Gaza…

Shpërndaje

Në sulmin izraelit në një shkollë në lagjen Ad-Deraj të Gazës, ku ishin të strehuar palestinezët e zhvendosur u vranë dhe u plagosën dhjetëra njerëz.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore dhe dëshmitarë okularë, Izraeli shënjestroi një shkollë në lagjen Ad-Deraj të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur.

Njoftohet se në sulmin ndaj shkollës dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën.

Pas armëpushimit në Gaza që hyri në fuqi më 19 janar, mëngjesin e sotëm Izraeli nisi sërish sulme të dhunshme në Rripin e Gazës.

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Qeverisë për Media në Gaza, 322 persona janë vrarë dhe zhdukur në sulmet pesë orëshe të Izraelit ndaj Gazës mëngjesin e sotëm dhe thuhet se ka dhjetëra njerëz të plagosur.

Shpërndaje